Tiago Silva dhe PSG-ja do t’i japin fund bashkëjetesës së tyre 8- vjeçare në Paris, me mbrojtësin brazilian i cili po kërkon një skuadër të re.
Por nëse si gjithmonë emri i veteranit bashkëngjitet me rikthimin e bujshëm te Milani, në skenë ka dalë bindshëm Fiorentina dhe siç raporton “Corriere dello Sport”, duket se Tiago Silva është shumë i joshur nga kjo mundësi. Gjithsesi, në prapaskenë po lëviz edhe shqiptari Igli Tare.
Drejtori sportiv i Lacios, pasi ka humbur një emër të madh si David Silva, do tentojë një tjetër fenomen dhe një futbollist me shumë eksperiencë, për t’ia shtuar Lacios në sezonin e ardhshëm, në kampionat dhe në Champions. Tare pritet t’i bëjë Tiago Silvës të njëjtën ofertë, prej 4 milionë eurosh në sezon.