Trajneri i Interit, Antonio Konte po mediton largimin nga skuadra zikaltre pas vetëm një sezoni. Këmbanat e “divorcin” ranë edhe në prononcimin e sotëm pas humbjes në finale ndaj Sevijas.
“Ka qenë e mrekullueshme për mua të jem trajneri i Interit, falënderoj pronarët që më dhanë mundësinë ta provoj këtë eksperiencë. Ka disa gjëra që kam përjetuar këtë vit që nuk më kanë pëlqyer, me gjithë respektin për të gjithë. Unë kam një familje dhe duhet të kuptoj nëse futbolli është prioriteti apo familja ime. Sepse nëse disa situata ndikojnë te familja ime, kjo nuk është e pranueshme për mua.
Gjithçka ka një limit, duhet të kuptoj ku është limiti im. Do ta sqarojmë situatën me qetësi dhe unë do të jem gjithmonë mirënjohës për mundësinë që të kaloja një vit të madh tek Interi, por ka qenë gjithashtu edhe një vit shumë i vështirë”, u shpreh tekniku i Interit i pyetur në lidhje me të ardhmen. Ndërkohë për sa i përket disfatës në finalen ndaj Sevijas, Konte deklaroi:
“Inte ndeshje e vështirë dhe e ekuilibrurar. Ne kemi pasur raste, por jemi ndëshkuar nga një devijim i pafat i Lukakut. Ndjejmë keqardhje, por skuadra dha gjithçka kundër një rivali me shumë eksperiencë që është mësuar me ndeshje të tilla dhe që e ka fituar finalen disa herë. Në fund, kjo është ajo që e bëri diferencën”, përfundoi tekniku italian.