Dy persona nga Elbasani kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. Burime për gazetarin Aldo Kozarja bëjnë me dije se ata ishin shtruar në spital.
Mësohet se viktimat janë një burrë dhe një grua të cilët merrnin trajtim mjekësor prej një jave në një prej spitaleve Covid në Tiranë.
Ndërkohë nuk ka ende një reagim nga Ministria e Shëndetësisë.
Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 8119 raste, prej të cilëve vijojnë të jenë aktivë 3783 persona.