Kush janë zonat me qarkullim të dendur të virusit, Silva Bino: Te moshat e reja, infektohen më shumë gratë

0
Silva-Bino-ISHP-768x550

Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, tha në një lidhje për “News24” se koronavirusi nuk e ka ndryshuar virulencën dhe vijon të jetë po aq i rrezikshëm si në fillim.

Specialistja e ISHP theksoi se vazhdon të ketë një qarkullim të dendur të virusit, kryesisht në qytetet e mëdha si Tiranë, Durrësi, etj, duke shtuar se tashmë po rrezikohen edhe moshat e reja 25-40 vjeç, ku preken më shumë gratë.

Bino tha se po bëhet plani për sigurimin e 400 mijë vaksinave të gripit, që do iu bëhen grupeve të riskut, duke filluar nga muaji shtator. Ndërsa sa i takon vaksinës së koronavirusit, ajo u shpreh se “Janë disa vaksina në fazat e tyre të ndryshme të testimit.

Vendet e Ballkanit janë të vogla dhe sigurisht që vendet e mëdha sigurojnë të parët dozat. Por janë duke u parë të gjitha opsionet për të pasur një vaksinë efikase dhe të sigurt”.

Intervista:

Cila është gjendja aktuale me koronavirusin?

Silva Bino: Vazhdojmë të kemi një qarkullim të dendur të virusit, sidomos në Tiranë, Durrës, dhe zonat e tjera. Pra, vazhdon një situatë që duhet të jetë e konsiderueshme dhe e rëndësishme. Virulenca e virusit nuk ka ndryshuar, virusi vazhdon të jetë i njëjtë, nuk kemi forma më të lehta. Koronavirusi ka pak gjasa që të ndryshojë kuadrin klinikë. Numri i vdekjeve është i ulët. Po të shohim dhe strukturën e vdekjeve, janë moshat mbi 70 vjec kryesisht.

Sa testime kryhen në ditë vetëm nga ISHP?
E kemi rritur gamën e testimeve. Ne bëjmë 500 testime në ditë. Aktualisht kemi arritur edhe në 600-700 testime në ditë. Rritja e numrit të testimeve përkon edhe me fuqizimin e aparaturave të reja. Këto 10 ditë pritet të kemi në punë edhe një pajisje për testime të siguruar nga USAID.

A llogarisni edhe numrin e testimeve që bën privati?
Testimi kryhet për një qëllim. Testimi bëhet për arsye depistimi. Koronavirusi është virus që shkakton edhe forma asimptomatike apo me simptoma të lehta, që njerëzit nuk e specifikojnë. Edhe nga privati janë testuar raste pozitive, që janë konfirmuar nga ISHP. Natyrisht llogariten të gjitha.

PD iu akuzon për falsifikim testimesh?
Unë jam specialiste, nuk merrem me politikë. Ne nuk bëjmë testime masive. Ne përpiqemi të rrisim numrin e testimeve, ky është qëllimi ynë kryesor. Dhe është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim mes strukturave publike dhe private.

Deri në sa testime në ditë do të shkoni?
Ne po bëjmë sa më shumë testime, duhet të bëjmë sa është e nevojshme. E rëndësishme është që cdo qytetar të mos mbetet pa testuar. Po flas për testimin që kryhet për herë të parë, jo për rastet kur qytetari ka kaluar virusin. Ti quhesh i shëruar, nëse ke kaluar 10 ditë pa temperaturë.

Po vijnë muajt e vjeshtës, ku mbërrin gripi stinor … a do të vaksinohet populla me vaksinën anti-grip?
Ka plane dhe janë siguruar gati 400 mijë dova vaksine, të cilat do të vijnë nga shtatori deri në fund të tetorit e fillimin e nëntorit. Ky është një 4-fishim i dozave të vaksinës, që mbulon grupet e riskut, si dhe fëmijët, gratë shtatzëna, mësuesit, që do të shërbejnë në shkollat fillore e 9-vjecare, edukatorët, si dhe personeli mjekësor. Popullata do fillojë të vaksinohet që nga shtatori e muajt në vijim.

Do jetë vaksinim falas i popullatës?
Ky është një vaksinim falas, por natyrisht do të ofrohet edhe vaksinim në shërbimin privat.

Po preken me koronavirus edhe moshat e reja…
Moshat më të prekura janë ato mbi 25 vjec deri në 40 vjec dhe pastaj kemi moshën mbi 50 vjec. Përqindja më e madhe te moshat e reja janë femra, ndërsa në moshën mbi 60 vjec janë meshkuj. Kjo për faktin se ne kemi pasur shumë shpërthime në fabrika e fasoneri, ku punojnë më shumë gratë, ndaj dhe ato mbajnë ‘barrën’ e virusit.

Si shpjegohet që në një organizëm virusi është shumë agresiv dhe në një tjetër vepron më lehtë?
Për këtë virus dihet shumë pak. Ka shumë arsye për këtë. Te disa organizma kemi dëmtim të madh të mushkërisë. Kjo do të sqarohet me kalimin e kohës. Por dihet që kjo lidhet me strukturën imunitare të personave të caktuar. Struktura e virusit është e tillë që nuk lejon të pësohen mutacione, sit e gripi. Kur ndodhin mutacione, virusi zbutet.

Artikulli i mëparshëmFlet epidemiologu italian: Virusi ka pësuar mutacion, është shumë ngjitës
Artikulli i radhësLukashenko urdhëron ushtrinë të shtypë protestat në Bjellorusi