
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) të shtunën ka raportuar për 9 persona të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 455 mostrave, njofton IKSHPK.
Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 457.
Komuna me numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19, është ajo e Prishtinës, ku janë regjistruar 34 raste, njofton Instituti.
Që prej 13 marsit – kur u regjistruan rastet e para me koronavirus në Kosovë – e deri më 22 gusht, në Kosovë janë regjistruar 12,337 të infektuar me koronavirus.
Prej tyre, 8,346 pacientë janë shëruar dhe 3,534 raste vazhdojnë të jenë aktive./REL