Prej 3 ditësh e intubuar, ndërron jetë nga covid këngëtarja fierake

0

Pas një betejë të gjatë, rreth 4 javore, dhe prej 3 ditësh e intubuar në spital nga Covid-19, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare Rainita Pupi.

Ajo është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare në kryeqytet ku ishte edhe nën kujdesin e mjekëve.

Kohët e fundit familjarët e saj, edhe në media kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për Rainitën.

Me gjithë përpjekjet e shumta, ajo është ndarë nga jeta këtë të premte. Artistja 52-vjeçare Rainita Pupi ka lënë një repertor të gjerë këngësh.

Artikulli i mëparshëm“The Economist”: Shifrat e frikshme, deri 2050 Shqipëria do mpaket me 26%
Artikulli i radhësDalin RREGULLAT/ Si do të zhvillohet mësimi në Shqipëri, oraret dhe ulja në klasa