Ata janë një 39 vjeçar italian dhe një shqiptar 29 vjeç, të dy banues në provincën e Ragusa, të cilët u arrestuan nga policia nën akuzën e grabitjes së degës së një banke në Viale Mazzini.
Të dy u shoqëruan në burgun e Frosinone. Sipas akuzave, dyshja u përpoq të arratisej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por u identifikuan shpejt nga policia.
Me fytyrat e tyre të mbuluara me kapuç dhe nën kërcënimin e një thike, të dy burrat morën rreth 6000 euro nga arkat e parave.
Ajo që po ndodhte, megjithatë, nuk i shpëtoi një polici të Departamentit të Policisë së Frosinone, në atë moment jashtë shërbimit, i cili menjëherë u aktivizua duke paralajmëruar Sallën e Operacioneve, e kështu nisi ndjekja.
Pas mbërritjes së patrullave të shumta, dy grabitësit nuk patën asnjë shans që të shpëtojnë nga kapja.
Brenda një kohe të shkurtër, arritën në çatinë e një ndërtese në Via Mola Vecchia, ku ata shpresuan të mos identifikohen, por ishin rrethuar nga policët tashmë. Përveç prangave ndaj tyre, u sekuestruan edhe paratë.
“Ilmessaggero” shkruan se të dy janë me precedentë penalë të mëparshëm, ndërsa italiani ishte nën arrest shtëpiak.