Zbardhet dinamika e vrasjes së Gledis Krajës në Shkodër.
Fillimisht sherri nisi për parkimin, ndërsa më pas mobileria nga Fushë-Kruja kishte harruar 2 karrike për të lënë tek familja e Sebastian Smakajt.
Rikthimi i punëtorëve tek banesa e familjes Smakaj ka bërë që të rinisë konflikti që ka vijuar edhe tek një lokal në lagjen Qafëhardhi të Shkodrës.
Sipas raportit të policisë, ishte vetë Gledis Kraja që i ka gjetur armën Stjuart Smakajt.
Ky i fundit ka qëlluar me breshëri drejt automjetit me mobilje, ku aty ndodhej edhe shoku i tij, që ka gjetur vdekjen.
Vdekja e Gledis Krajës erdhi pasi vetë ky i fundit i dha automatikun Stjuart Smakajt.