Mrekulli në Greqi, fëmija me kamërdare shpëtohet në mes të detit nga trageti

0
paidaki

Një ngjarja e pazakontë ka ndodhur në zonën e Rios në Greqi, ku trageti i linjës ka shpëtuar një fëmijë, i cili ndodhej shumë larg bregut mbi një kamërdare.

Nuk dihet ende se si ka përfunduar fëmija aq larg bregut, por për fat të mirë ai gëzon shëndet të plotë.

Paraprakisht dyshohet se fëmija është tërhequr nga rrymat detare teksa ndodhej në plazh me prindërit, megjithatë nuk kuptohet ende fakti se si ka përfunduar aq larg bregut dhe se përse prindërit nuk kishin dhënë alarmin.

Fëmija u pikas nga një traget që po kalonte aty, punonjësit e të cilit e kanë shpëtuar.

Artikulli i mëparshëmA jemi në kërkim të vaksinave të gabuara për të luftuar koronavirusin?
Artikulli i radhësAmsterdami ka vite që po ‘shembet’ dhe tani po paguan çmimin!