Bashkëkrijuesja e serialit “Friends”, Marta Kauffman, pranoi se distancimi shoqëror është ndër arsyet e para për shtyrjen e bashkimit të serialit.
Më parë gjatë këtij viti, fansat u entuziasmuan kur u dha lajmi se do të bashkoheshin sërish Jennifer Aniston, Courtney Cox, Matthew Perry, Lisa Kudrow, David Schwimmer dhe Matt Le Blanc.Kjo do të ishte një ngjarje mjaft e rëndësishme, pasi do të riktheheshin në ekran pas 15 vitesh.Pandemia covid-19 është ndër arsyet e para që shumica e televizioneve dhe industritë filmike të ndalonin punën e tyre.Kjo ka ndodhur edhe me “Friends”, që pritet të transmetohet në vitin 2021.Marta u shpreh për Entertainment Tonight: “Ne të gjithë duam që kjo të ndodhë. Por duhet që të presim dhe të jemi të sigurt.“Edhe nëse mbajnë distancë mes vete në audicionet e drejtpërdrejta, do të jetë një problem i madh, pasi Friends është… Ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë”, shtoi ajo.Konfirmimi për bashkimin e aktorëve ndodhi në shkurt të këtij viti, teksa e kishin ndarë buxhetin për realizim.