“Deri kur do fajësojmë shqiptarët”? Arrestimi i Maguire në Mykonos shkakton një tjetër debat në Greqi

0

Arrestimi dhe më pas shkaku që çoi pas hekurave të kapitenit të Manchester United, Harry Maguire, në Mykonos të Greqisë, bëri bujë në mediat greke dhe britanike.

Maguire u arrestua nga policia greke pasi gjatë një sherri kishte sulmuar efektivët e policisë që ndodhedhin në vendin e ngjarjes.

Por, dy ditë më vonë, mediat britanike dolën me një version krejt tjetër të ngjarjes, duke dashur të shfajësonin futbollistin britanik për sulmin ndaj policisë greke.

Sipas versionit të britanikëve, që gjeti mbulim të gjerë edhe në mediat greke, Maguire fillimisht ishte ndeshur me një gangsterë shqiptarë, që i kishte ngacmuar të motrën“.

Madje, sipas mediave britanike, “një nga shqiptarët, jo vetëm që i kishte ngacmuar, por edhe sulmuar motrën e kapitenit të United dhe e kishte qëlluar me thikë, duke bërë që ai të ndërhyjë për ta shpëtuar“.

Më pas, në vendin e ngjarjes mbërriti policia, të cilët çuditërisht, sipas mediave britanike, Maguire i ngatërroi me grupin e gangsterëve shqiptarë, duke i sulmuar edhe ata.

Edhe pse kjo gjë mund të lehtësojë disi situatën e Maguire, ky version nuk është se ka ngjitur shumë në Greqi, të cilët kanë një lloj skepticizmi në lidhje me mënyrën se si po kërkohet të shfajësohet britaniku.

Në mjaft media online dhe faqe të rrjeteve sociale theksohet fakti se “nuk mundet që për çdo gjë të gjenden shqiptarët fajtorë”, raporton ABC News.

“Faktikisht, turistët britanikë në Greqi janë shumë të rregullt. Ata as nuk pijnë dhe as nuk bëjnë sherre”, shkruan me ironi një lexues i “Protothema”, duke pyetur: “Deri kur do të fajësojmë shqiptarët për çdo gjë?”

Ironia me situatën e krijuar vijon edhe më tej.

“Nëse rrëmuja shkaktohet nga një britanik, atëhere s’ka problem, problem bëhet kur në histori përfshihet një shqiptar?!

Ju e dini se si bëhen britanikët kur pijnë“, shkruan një tjetër.

Harry Maguire u kthye në Angli, bashkë me motrën.

Megjithatë, gjyqi s’është mbyllur ende, ndërsa ai rrezikon përjashtimin nga Kombëtarja e Anglisë dhe një ndëshkim nga klubi i Manchester.

Artikulli i mëparshëmFOTOT/ Motra më e keqe se i vëllai: Çfarë e pret botën nëse vjen një diktatore
Artikulli i radhësVIDEO/ ‘Po priste në pritë që të qëllonte’…policia kap në flagrancë 32 vjeçarin në Shkodër…