Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi pasi një shtetas shqiptar, 58 vjeçar, është gjendur i vrarë me armë zjarri në një ullishte në vendin e quajtur Kariani, në afërsi të Kavallës në veri të vendit.
Burime policore i thanë për TCh, se viktima kishte dy shenja plumbash në kokë dhe gjoks, por ende nuk dihet lloji i armës së përdorur, si dhe shkaqet e ekzekutimit të tij.
Gjeneralitet e viktimës i janë dërguar autoriteteve shqiptare, në tentativë për zbardhjen e shkakut të vrasjes.
Trupi i viktimë është dërguar në morgun e spitalit të Kavallës për ekzaminim mjeko-ligjor, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.