Ish-komandanti serb i Bosnjës Ratko Mladic do të apelojë dënimin e tij për genocid dhe krime kundër njerëzimit në gjykatën e Hagës.
Seanca dëgjimore dy-ditore do të fillojë të martën pasi ajo u vonua disa herë për shkak të çështjeve shëndetësore të Mlladiç dhe pandemisë.
78-vjeçari udhëhoqi forcat ushtarake serbe gjatë masakrës së muslimanëve boshnjakë gjatë luftës së viteve 1990 në Bosnje.
I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ai u burgos për jetë në nëntor 2017.
Mbrojtja do të flasë së pari në gjykatën në Hagë, teksa prokuroria do të flasë pak më vonë. Avokatët e tij pritet t’i tregojnë gjykatës se ai nuk ka urdhëruar mizoritë për të cilat u dënua.
Vetë Mladic do të flasë për dhjetë minuta të Mërkurën, megjithëse është e paqartë nëse ai do të paraqitet personalisht.