Rektori i Universitetit të Mjekësisë, në Tiranë, Arben Gjata është filmuar nga kamerat gjatë ceremonisë së dekretimit nga Presidenti Ilir Meta duke fshirë djersët me maskë.
Pavarësisht momentit të sikletshëm ku është gjendur Gjata, i cili është pjesë e ekipit të Task Forcës Anti-Covid, Rektori ka dhënë një shembull të keq, pasi nga spotet e shumta të ministrisë së Shëndetësisë, që tregon si të mbrohemi nga virusi i rrezikshëm, nuk rekomandohet në asnjë mënyrë prekja e maskës nga jashtë, e jo më fërkimi i fytyrës me të.
Fotot kanë prodhuar shumë reagime në rrjetet sociale.