“Kriminelë! Dua lekët e mia!” – Një banor në rrugë “Vasil Shano” në Tiranë, i indinjuar, nga taraca e shtëpisë së tij, me këto thirrje e britma, ka goditur me tjegulla dhe tulla, në drejtim të fadromës së IKMT dhe policëve, që kishin shkuar t’i shembnin shtëpinë.
Zotëria rreth 60 vjeç, ndërsa qëllonte drejt fadromës, thërriste:” Kriminelë, dua lekët e mia. Është shtëpia ime”, pasi ai nuk ishte kompensuar për pronën e vet.
Pamjet trishtuese janë publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha me këtë akuzë:
“Skena rrënqethëse! Qytetari mbron me jetën e tij shtëpinë nga Edvin Hajduti dhe Lal plehu, që kanë dërguar fadroma t’ia rrafshojnë. Krim i shëmtuar. Ndiqeni videon!”