Barcelona po përgatitet ti përgjigjet kërkesës së Leo Mesit, ndërsa në kampin katalanas po kërkohet edhe dorëheqja e presidentit Jozef Maria Bartomeu. Sipas mediave spanjolle Barcelona ka pranuar letrën e Mesit, ku argjentinasi dëshiron të përfunojë kontratën një vit para afatit.
Raportimet në Spanjë pretendojnë se klubi i Barcelonës po përgatit një përgjigje për letrën e Mesit. Kandidati për president i Barcelonës, Viktor Font ka kërkuar zgjedhje të menjëhershme nëse Bartomeu nuk jep dorëheqjen.