Mbaron takimi me Konten, Interi merr vendimin për trajnerin

0
konte zhang

Antonio Konte do të vazhdojë të jetë trajner i Interit. Pas një mbledhje për më tepër se 3 orësh, mes presidentit Zhang dhe teknikut ziklatër, është vendosur që palët të vazhdojnë bashkëpunimin. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në komunikatën zyrtare ku thuhet.

“Takimi i sotëm mes Klubit dhe Antonio Conte ishte konstruktiv, në emër të vazhdimësisë dhe ndarjes së strategjisë për të ardhmen. Në të u hodhën bazat për të vazhduar projektin së bashku”.

Kohët e fundit ishin hedhur dyshime mbi vijimësinë e Kontes te zikaltrit, pasi vetë trajneri pati shpërthyer disa herë kundër drejtuesve të klubit. Madje edhe pas finales me Sevijan, ishte vetë Konte që pranoi se e ardhmja te Interi mund të jetë edhe pa të.

Megjithatë tani duket se Zhang ka konfirmuar trajnerin për të paktën edhe vitin e ardhshëm, ndërsa tani priten lëvizjet në merkato për të përforcuar skuadrën dhe pr të provuar fitimi ne trofeve.

Artikulli i mëparshëmLargimi i Mesit/ Bartomeu thërret takim urgjent, një ekip rus e… “zyrtarizon”
Artikulli i radhësBarcelona përgatitet t’i kthejë përgjigje kërkesës së Mesit, në kampin katalanas presin dorëheqjen e Bartomeut