Shëndeti i flokëve është shumë i rëndësishëm për paraqitjen tonë të jashtme. Larja e tyre është gjithashtu një hap i domosdoshëm drejt flokëve të bukur e plot shkëlqim.
Deri më tani, kemi mësuar që flokët nuk duhen larë çdo ditë, por ka paqartësi për kohën e duhur për t’i larë ato. Stilistët më në zë të flokëve thonë se koha më e mirë për të larë flokët është mbrëmja.
Arsyet përse mbrëmja është periudha ideale për të larë kokën i gjeni më poshtë.
Floku ka më shumë kohë të thahet natyralisht
Ekspozimi i flokut ndaj nxehtësisë së tharëses e dëmton atë, ndaj nuk duhet ta teproni me këtë pajisje.
Në mbrëmje, ju mund ta thani flokun me peshqir dhe të mos përdorni tharëse e cila e dëmton flokun.
Kjo nuk do të thotë se ju mund të flini me kokë të lagur, sepse floku është më i brishtë në këto momente.
Në mbrëmje ju mund të përdorni tharësen me temperaturë të ulët që të mos i dëmtoni.
Mëngjesi është shumë i vrullshëm dhe koha nuk mjafton
Kur keni larë flokët në mbrëmje, në mëngjes mund ta merrni shtruar.
Do të keni kohë t’i stiloni ato, të hani mëngjes të shëndetshëm apo edhe të pini kafenë.
Larja e flokëve në mbrëmje, ju kursen të paktën gjysëm ore të nesërmen.
Në mëngjes, larja e flokut shoqërohet gjithnjë me përtesë dhe në rastin më të keq, është një proces që shtyhet për një ditë tjetër.
Në këtë mënyrë, floku akumulon papastërti dhe yndyrë.
Flokë të pastër, gjumë i rehatshëm
Floku i larë në mbrëmje e bën gjumin më të rehatshëm, sidomos pa dëshirë për kruarje të kokës nga papastërtitë./AgroWeb