“E lidhën në banjo dhe e vranë më thikë”, dëshmitë tronditëse nga vrasja e 91-vjeçarit në Vlorë. Policia heton për grabitje

0

Detaje tragjike dalin në dritë nga vrasja e të moshuarit Seri Petanaj ditën e djeshme në lagjen 4 Heronjtë në Vlorë. Burime zyrtare nga policia thanë se kanë dyshime se pista kryesore mbetet vrasja nga persona të afërt, apo banorë të zonës të cilët mund të kenë njohur mirë 91-vjeçarin.

91-vjeçarit nga ekspertiza mjekoligjore në trup i janë gjetur katër plagë thike, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Nga blutë e Vlorës nuk përjashtohet as pista e konfliktit të çastit apo edhe motive të tjera, por pista më e nxehtë është ajo e grabitjes. Për këtë ngjarje janë marrë në pyetje në komisariatin e Vlorës 9 persona më tepër në cilësinë e dëshmitarit, por ende nuk dihet nëse është rënë në gjurmët e autorit. Një prej personave të pyetur është dhe djali i viktimës, i cili ishte i pari që bëri denoncimin në polici.

Sakaq, një banor i zonës që ka dëgjuar mbi vrasjen e 91 vjecarit Seri Petanaj shprehet se të ndjerin e kanë grabitur madje i kanë marrë edhe disa orendi shtëpiake. Sipas tij, 91-vjeçarin e kanë lidhur në banjo dhe më pas e kanë vrarë duke e grabitur me thikë. “Sot e mësova ngjarjen. Kishte ndodhur dje. Ishte burrë i mirë, njeri i nderuar, me djem të mirë. Kur e mora vesh sot u habita. Mirë që e vodhën, po pse e vranë?!Kishin marrë ca gjëra. E kishin mbyllur në banjo, e kishin goditur me thikë.”, tha një prej banorëve të zonës.”, tha ai.

Ndërkohë, një tjetër banorë i zonës shpreh tha se Petanaj ishte një njeri i urtë dhe se nuk kishte konflikte me askënd. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Artikulli i mëparshëmAvioni me 220 pasagjerë bën ulje emergjente në Korfuz, shkak turku i dehur
Artikulli i radhësBasha fton shqiptarët e Malit të Zi të votojnë për partitë shqiptare