1.4 milionë euro të ardhura, por jo vetëm. Tirana, koha për të qenë superfuqi

0

Tirana Crvena

Jo sepse ka treguar forcën në Europë këto dy ndeshje, por Tirana e këtij sezoni ka mundësinë e artë që të kthehet në një superfuqi. Në skuadrën e viteve 2000 që dominonte në arenën kombëtare dhe jo vetëm. Bardheblutë kanë tani gjithçka në dorë për t’u kthyer në makineria e pamposhtur, sepse gjithçka po shkon në favorin e tyre. Duke filluar nga financat, vështirësitë e kundërshtarëve e me radhë.

Si asnjëherë tjetër, pas dekadës së Skënderbeut, që dominoi në fushë dhe jashtë, Tirana e ka këtë mundësi të madhe. Kukësi, Partizani e skuadra të tjera u munduan, por dogjën shansin e tyre për të bërë gjëra të mëdha, sepse nuk punuan mirë. Bardheblutë duhet të mësojnë nga gabimet e të tjerëve dhe të bëjnë atë që dinë të bëjnë Tiranën e madhe.

PARATË E EUROPËS – Tirana, tani që flasim, ka të sigurta 1.4 milionë euro që ka grumbulluar nga federata, kompeticionet europiane e me radhë. Një shumë goxha e madhe që i lejon jo vetëm të rregullojë të kaluarën, por të forcohet dhe të afrojë sa më shumë lojtarë këtë sezon. Taktika është e qartë: të afrojë më të mirët, sepse i ka mundësitë financiare. Dhe nëse vazhdon me këtë ritëm edhe sezonin e ardhshëm, atëherë buxheti i skuadrës shkon në qiell.

PRODHIMI – Tirana është burim të ardhurash edhe jashtë Europës. Me stadiumin e ri, nga biletat, Tirana mund të shkojë në shifra që më parë nuk ziheshin me gojë, gjithmonë duke luftuar për titullin. Për të mos folur për mundësitë e reklamave apo stadiumin e ri “Selman Stërmasi”.

Artikulli i mëparshëmNjë Audi RS8 në ditë si rrogë, klubet duhet të plotësojnë kërkesat e Mesit
Artikulli i radhësBartomeu i gatshëm të japë dorëheqjen, Mesi duhet të pranojë publikisht se…