Bartomeu i gatshëm të japë dorëheqjen, Mesi duhet të pranojë publikisht se…

0
Barca Mesi

Jozef Maria Bartomeu është gati të japë dorëheqjen si president i Barcelonës, nëse Leo Mesi ndryshon mendje dhe qëndron në katalonjë. Argjentinasi i dërgoi një faks klubit ku i bënte të ditur vendimin e tij për tu larguar nga skuadra.

Sipas “Marca” Bartomeu është gati të tërhiqet, nëse Mesi pranon publikisht se dëshiron të qëndrojë tek Barcelona. Tani presioni ka kaluar tek ylli argjentinas, nëse do bëjë prapakthehu apo jo.

33-vjeçari gjithmonë ka mohuar që ai i merr vendimet tek Barcelona, dhe dorëheqja e presidentit për shkak të tij nuk do jetë fare e lehtë.

Artikulli i mëparshëm1.4 milionë euro të ardhura, por jo vetëm. Tirana, koha për të qenë superfuqi
Artikulli i radhësHeronjtë janë bërë telef!