Çështja e detit, Rama i përgjigjet Metës: Mos bëj ‘rafting’ me Kushtetutën dhe çështjet ndërkombëtare, informohu mirë!

0
Rama Meta

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta lidhur me debatin e fundit për shtrirjen e Greqisë me 12 milje në ujërat shqiptare.

Teksa Presidenti tha një ditë më parë se do të mbrojë Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen në fjalë, Rama i kërkoi Metës të rri i qetë dhe të mos bëjë ‘rafting’ me Kushtetutën dhe çështjet e marrëdhënies ndërkombëtare apo të fqinjësisë.

“Presidenti duhet të informohet mirë dhe të bëjë atë që duhet të bëjë dhe të mos ngatërrojë Kushtetutën e Shqipërisë me të drejtën e detit të Greqisë, që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë. Mos ta ngatërrojë, mos të hedhë fjalën sikur ‘hajde të mbrojmë Kushteuttën’, sepse këtu nuk ka fare lidhje Presidenti dhe as Kushtetuta. Është si puna e Kanioneve të Skraparit, ka shkëmbinj nga njëra anë dhe nga ana tjetër dhe në mes rrjedh ujë.

Konventa iu ka dhënë të drejtë të dy shkëmbinjve të marrin nga ky ujë. Kështu që presidenti të jetë shumë i qetë, sepse nuk është rasti për të bërë ‘rafting’ me Kushtetutën dhe me një cështje të marrëdhënies ndërkombëtare dhe të fqinjësisë”, tha Rama.

Artikulli i mëparshëmRegjisori i njohur, fajtor për përdhunim e një 13-vjeçareje
Artikulli i radhësEMRAT/ Shokë me dhëndrin e Qazim Sejdinit, kush janë dy të arrestuarit sot në Elbasan për vrasjen e “Flor Qorrit”