Kualifikohen 3 klubet e Superligës, Duka i emocionuar: Fantastike! Europa League foli shqip

0

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ndihet i emocionuar pasi sot siguruan kualifikimin në raundin tjetër 3 skuadra të Superligës Shqiptare (Teuta, Laçi dhe Kukësi).

Mbrëmje fantastike e ka cilësuar numri një i Federatës i cili falënderon futbollistët për emocionet që i dhuruan shqiptarëve.

Duka thekson se asgjë nuk është rastësi, por klubet shqiptare u shpërblenë falë punës së palodhur që kanë bërë në vazhdimësi.

“Sot, Europa League foli shqip! Në të gjithë kuptimin e plotë të fjalës. Një super mbrëmje për skuadrat shqiptare! Pas kualifikimit të Teutës më herët gjatë ditës, vjen edhe suksesi i KF Laçit në transfertën azere si edhe triumfi i Kukësit ndaj Slavia Sofjes.

Është fantastike, më bukur se kaq nuk kishte ku të shkonte! Asgjë nuk vjen nga rastësia, ky është një sukses që vjen si shpërblim për punën e mirë dhe të palodhur që klubet shqiptare kanë bërë në vazhdimësi.

Krenar për kualifikimin e tre klubeve shqiptare në turin tjetër të Europa League, krenar për futbollin shqiptar! Urimet më të mira edhe për Laçin edhe për Kukësin. Suksese të mëtejshme në Europa League. Faleminderit për emocionet që na dhuruat!

Sot ishte një Shqipëri futbolli. Një Shqipëri që shkëlqen. Shqipëri që jep shpresë…”, shkruan Duka.

Artikulli i mëparshëmVrasja e çiftit homoseksual në Maltë, shqiptari del para gjykatës
Artikulli i radhësKualifikimet historike në turin e dytë të Ligës së Europës, ja shifra e majme që do të arkëtojnë klubet shqiptare