Mbi 500 shtëpi mbulohen nga balta, të paktën 100 të vdekur në Afganistan (FOTO)

0

Shirat e dendur kanë përmbytur rajonin verior dhe lindor të Afganistanit, duke vrarë të paktën 100 njerëz. Mes të vdekurve raportohen edhe fëmijë, si dhe shumë të plagosur në gjendje kritike për jetën.

Ministria e Menaxhimit të Fatkeqësive në Afganistan, deklaroi se gati 500 shtëpi u shkatërruan, kur shirat e rrëmbyeshëm gjatë natës të së mërkurës nxitën përmbytje që shkatërruan një provincë, në veri të kryeqytetit Kabul.

Qeverisë së vendit iu bë thirrje të ofrojë ndihmë, si dhe të sigurojë mbështetje të menjëhershme për punëtorët që gërmojnë nëpër baltë, për të arritur te personat e izoluar.

Përmbytjet më parë në fillim të muajit gusht, shkaktuan po ashtu dëme të shumta materiale dhe të paktën 16 njerëz mbetën të vdekur.

Artikulli i mëparshëmVidhet për herë të tretë piktura e famshme e artistit holandez
Artikulli i radhësMasat mbrojtëse për fëmijët, nën 5 vjeç nuk kanë nevojë për maskë, adoleshentët më të rrezikuar