Nga pushimet superluksoze tek pretendimet se i droguan motrën. A gënjeu ylli anglez i futbollit për shqiptarët? Mediat britanike zbardhin dëshmi nga ishulli grek

0
32456506-8669915-image-a-1_1598534988400

Pushimet në Greqi për yllin e futbollit Harry Maguire filluan nga një vilë prej 29,000 £ në javë tek qelitë e burgut në Mykonos me akuzat e një sulmi ndaj policisë, tentativës ryshfeti dhe pretendimet e bandave misterioze shqiptare të armatosur me shiringa plot drogë për të përdhunuar të motrën.

Të martën, kapiteni 27 vjeçar i Manchester United u shpall fajtor për tre akuzat pas arrestimit javën e kaluar së bashku me vëllain Joe, 28 vjeç dhe mikun e familjes Christopher Sharman, 29- vjeç.

32456646-8669915-Maguire_and_his_group_arrive_at_the_luxurious_SantAnna_Beach_Clu-a-5_1598534988413

Por dje, ekipi i tij mbrojtës apeloi me sukses kundër dënimit dhe Maguire, vëllai dhe shoku i tij tani do të përballen me një gjykim të ri – i cili mund të zgjasë deri në tre vjet.

Maguire kanë mohuar me ngulm akuzat kundër tyre. Ai ka mbrojtur fort pretendimin se incidenti është shkaktuar nga dy burra misteriozë shqiptarë, të cilët i injektuan motrës së tij Harry Daisy një substancë që i shkaktuan asaj humbjen e ndjenjave.

32456636-8669915-There_is_no_entrance_fee_at_the_SantAnna_which_Mr_Christofordis_-a-6_1598534988414

Grupi i MailOnline vizitoi disa nga baret më ekskluzive të ishullit grek përpara plazhit, ku një shishe Jack Daniels shitet përreth 200 paund.

Madje, grupi është përpjekur të gjejë shqiptarët që synuan të sulmojnë natën vonë sipas Maguire.

Resorti ndodhet vetëm një shëtitje pesë-minuta larg nga vila e tyre dhe është i njohur me një varg listash A, që mburret me ushqime dhe pije të shtrenjta si dhe një nga pishinat më të mëdha të ujërave të ëmbla në Evropë.

32456626-8669915-Harry_Maguire_s_village_in_Mykonos_overlooks_the_golden_coastlin-a-2_1598534988409

Pronari Dimitris Christoforidis i tha MailOnline: ‘Harry Maguire dhe disa futbollistë të tjerë anglezë ishin këtu javën e kaluar dhe të gjithë ata janë sjellë shumë mirë – ne nuk kemi ndonjë problem me ta.

Christofordis pranoi gjithashtu se fatura prej 63,000 £ e hedhur nga Maguire dhe miqtë e tij të martën e kaluar nuk ishte më e madhja që ai ka parë që nga hapja tre vjet më parë.

32406570-8669915-The_eight_bed_villa_where_Harry_Maguire_was_staying_while_on_hol-a-3_1598534988411

Kamerierja Melany Maquaizer, 27 vjeç, tha: “Njerëz nga e gjithë bota vijnë këtu. Shumica e klientëve tanë janë amerikanë, italianë, gjermanë, arabë dhe francezë.

Unë kam punuar këtu për dy vjet dhe nuk kam takuar një shqiptar të vetëm dhe nuk ka aq shumë në Mykonos, kështu që më befasoi kur dëgjova që Maguire dhe grupi i tij kishin hasur në dy prej tyre“.

32406604-8669915-The_property_boasts_multiple_outdoor_seating_areas_and_an_outdoo-a-4_1598534988412

Marie Baumann, 19 vjeç, nga Zvicra, ka qenë për tre ditë në Mykonos, duke udhëtuar nëpër ishujt grekë për dy javët e fundit me shoqen e saj Sasha Sutton, 18 vjeç.

Ajo tha: ‘Ne kemi qenë jashtë në Mykonos çdo natë duke pirë dhe jemi ndjerë shumë të sigurt. Ende po përpiqem të kuptoj se si Maguire dhe miqtë e tij e dinin që dy burrat që iu afruan Daisy ishin shqiptarë. Ne kemi udhëtuar nëpër ishuj dhe nuk kemi takuar asnjë shqiptar, përveç zonjës së pastrimit në një nga hotelet ku po rrinim”.

Artikulli i mëparshëmAKSHI tjetër tender me garë fiktive. Dy kompani “konkurrojnë” për 100 mln lekë, por njëra…
Artikulli i radhësI grabiti orën rumunit dhe vrau një person, policia greke arreston shqiptarin e rrezikshëm/ Çfarë tha ai para Gjykatës ku ishte dhe gruaja e tij shtatzënë