Një Audi RS8 në ditë si rrogë, klubet duhet të plotësojnë kërkesat e Mesit

0

mESI

Lionel Mesi duket i bindur për t’u larguar nga Barcelona dhe madje, kërkon ta bëjë këtë me parametër zero, për lumturinë e shumë klubeve të mëdha në Europë, që më pas janë gati ta mbulojnë me ar. Por duke mbetur tek “ari”, sasia e tij duhet të jetë të paktën sa ajo që përfiton ende sot te Barcelona, e thënë ndryshe të paktën 50 milionë euro neto në sezon.

Kjo shifër, e cila do të mjaftonte për të ushqyer gjysmën e botës (një mënyrë të thëni), i lejon “Pleshtit” që jo vetëm të harrojë sa më shpejt krisjen me Barcelonën, por në të njëjtën kohë të vazhdojë të ruajë mënyrën luksoze të jetesës, të mos i lërë asnjë kapriço mangët vetes dhe familjes së tij. Por nëse këtë shifër do ta përkthenim në një format tjetër, e dini sesa do i kushtojë Lionel Mesi çdo klubi që provon ta marrë? Le ta kuptojmë më poshtë…

NË 1 SEKONDË – Kushdo që po fërkon duart për momentin, me shpresën se do të mund të bëjë të vetin Mesin, me një rrogë minimale prej 50 milionë eurosh në vit, 6 herë “Topi i Artë”, falë kësaj page, do të fitonte 1.58 euro në sekondë. E thënë ndryshe, në çdo të rrahur të sekondës, sulmuesi i lejon vetes të paguajë një kapuçino, me paktin që të mos e teprojë me kafeinën…

NË 1 MINUTË – Meqë “Pleshti” si profesion ka të godasë topin, sigurisht që një palë këpucë të reja dhe komode do t’i duheshin gjithmonë. Por me paktin që ai të mos kërkojë gjithmonë maksimumin e maksimumit, me pagën që pretendon, Mesi mund t’i lejojë vetes një palë këpucë prej 95 eurosh çdo 1 minutë të ditës, një periudhë kohe në të cilën nuk do kishte as mundësinë t’i bënte pis. Nejse, kur mendojmë se deri më sot Leo ka 6 “Këpucë të Arta” në shtëpi, këto prej 95 eurosh nuk i bëjnë shumë përshtypje…

NË 1 ORË – Një person që në vit fiton 50 milionë, sa i korrespondon fitimi në 1 orë? Shifra që del prej llogaritjeve është 5700 euro çdo 60 minuta. Por çfarë mund të bësh me kaq para? Meqë jemi në periudhën e teknologjisë dhe fanatizmit për celularët, Leo mund t’i garantojë vetes 3 telefonat më të mirë në qarkullim…

NË 1 DITË – Ashtu si rivali i tij Kristiano Ronaldo, edhe Mesi është i apasionuar pas makinave luksoze, aq sa brenda garazhit të tij aktualisht janë të parkuara 3 milionë euro autovetura. Po sikur argjentinasit t’i lindte në kokë që të zgjeronte koleksionin? Atëherë mund t’i lejonte vetes se me 137 mijë euro në ditë që i lejon rroga, të mund të blinte një makinë jashtë serie: një Audi RS8 për shembull të vitit 2020.
maxresdefault
NË 1 JAVË – Shpesh, kur futbollistët ndërrojnë skuadër, kalojnë pak kohë në hotel, përpara se të gjejnë shtëpinë (për të mos thënë kështjellën) që i bën ata të ndihen komodë. Dhe duke konsideruar arkëtimet nga rroga, Mesi mund të gjejë shtëpinë e ëndrrave, por pa kaluar shifrën e 961 mijë eurove, e cila sigurisht që përveç një dhome gjigante ku ai të vendosë vetëm çmimet personale, të jetë e pajisur edhe me pishinë, por pse jo edhe me një pyll personal, për pak freski në këto ditë shumë të nxehta vere.

NË 1 MUAJ – Por kur mund të blejë një supershtëpi për një javë, po për 1 muaj, çfarë mund t’i lejojë vetes? Ndoshta, për të rivalizuar kundërshtarin e tij të përjetshëm, Ronaldon, jo një, por dy ora si të atij prej 2 milionë eurosh. Kujtojmë se sezonin e kaluar, përpara sfidës Champions, Juventus-Mançester Junajtid, portugezi doli në konferencë për shtyp duke mbajtur në puls një orë prej 2 milionë eurosh, të mbuluar me diamante. Atëherë Mesi, me 4.2 milionë € në muaj si pagë, pse të mos mbajë dy të tilla njëkohësisht?!

NË 1 VIT – Dhe mbi të gjitha, çfarë mund t’i shkrepë në kokë Lionel Mesit nëse vendos ta shpenzojë të gjithë pagën e 365 ditëve? Nëse mbetemi brenda futbollit, asgjë më shumë sesa ta blejë personalisht kartonin e portierit të Milanit, më të riut të talentuar në qarkullim, Xhanluixhi Donarumës. Madje, Mesi mund t’i lejojë vetes një Donaruma në vit, apo pse jo, të mbulojë të gjitha rrogat e klubit ku u formua në Argjentinë, Njuëlls Olld Bojs, për të paktën 4 vite.

Artikulli i mëparshëmKualifikimet historike në turin e dytë të Ligës së Europës, ja shifra e majme që do të arkëtojnë klubet shqiptare
Artikulli i radhës1.4 milionë euro të ardhura, por jo vetëm. Tirana, koha për të qenë superfuqi