Tiranë/ 61-vjeçari gjendet i vdekur në oborrin e banesës, policia arreston fqinjin. Zbardhet dëshmia

0
Policia E Tiranes1

Vret fqinjin, por arrestohet nga policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, me marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës shtetasi D.L., 61 vjeç, ishte gjetur pa shenja jete, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të mirorganizuar dhe hetimeve instensive bënë të mundur zbulimin e ngjarjes, dhe kapjen e autorit të dyshuar shtetasin F.D., 37 vjeç, banues në Tiranë.

37-vjeçari e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L.

Mësohet se 37-vjeçari ka qënë i dënuar më parë për Dezertim nga shërbimi Ushtarak.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

Artikulli i mëparshëmEMRAT/ Shokë me dhëndrin e Qazim Sejdinit, kush janë dy të arrestuarit sot në Elbasan për vrasjen e “Flor Qorrit”
Artikulli i radhësDenoncimi i PD-së: AKSHI tender fiktiv me vlerë 1 mld kompanisë që për 1 muaj mori 2.5 mld lekë nga taksat e shqiptarëve