Të gjithë dëshirojnë që kur të vendosin aromën e parfumit, ajo të zgjasë sa më shumë. Mirëpo, kjo gjë nuk funksionon gjithmonë. Megjithatë ka një hile për ta realizuar atë.
Para se të spërkatni parfumin tuaj të preferuar, vendosni pak vazelinë në lëkurën tuaj, ku do ta spërkatni. Pikat e pulsit në kyçet e duarve, përgjatë qafës dhe pas veshëve janë pika të mira për t’u synuar.
Sigurohuni që të fërkoni vazelinën në lëkurën tuaj për disa sekonda, në mënyrë që të mos ketë mbetje ngjitëse, atëherë thjesht spërkatni parfumin tuaj ashtu siç e bëni normalisht.
Kur spërkatni parfumin tuaj mbi të, vazelina do ta thithë atë dhe aroma do të zgjasë shumë më gjatë sesa nëse do të shkonte drejtpërdrejt në lëkurën tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të keni aromë fantastike gjatë gjithë kohës.