Sekretet e Melania Trump: S’pranonte të përdorte tualetin e çiftit Obama dhe refuzoi të shkonte në Shtëpinë e Bardhë (dhe lufta e ftohtë me vajzën e Trump)

0
This image has an empty alt attribute; its file name is mel.jpg

Pas Donald Trump, këtë radhë në treg do të dalë një libër që tregon disa sekrete të gruas së tij, Melania Trump.

Libri që pritet të dalë për publikun të martën, është shkruajtur nga bashkëpunëtorja e saj e ngushtë, Stephanie Winston Wolkoff, me të cilën tani natyrisht nuk ka marrëdhënie.

Në media kanë dalë disa sekrete të vogla, para botimit të librit.

Një prej tyre, është fakti se Melania Trump nuk pranonte të transferohej në Shtëpinë e Bardhë, nëse nuk ndryshohej totalisht tualeti dhe dhoma e gjumit ku kishte qendruar çifti Obama.

Sipas saj, ai ishte i papërshtatshëm për t’u përdorur nga ajo.

Në libër flitet gjithashtu edhe për “luftën e ftohtë” të Melania Trump me vajzën e të shoqit, Ivanka Trump, e cila ka shumë ndikim tek i ati.

Sipas librit, Melania nuk e duron dot Ivankën, pasi sipas saj, nuk ka respekt për të dhe është arrogante.

Dhe në fakt, edhe publikisht ato e kanë treguar se nuk e durojnë dot njëra-tjetrën.

Mjafton të shihni fotot e mëposhtme.

Artikulli i mëparshëmE rëndë/ 10 fëmijë që po luanin futboll vdesin nga rrufeja, u fshehën nën një çati
Artikulli i radhësSpanja i hap rrugën testimit të vaksinës së Johnson & Johnson. Situatë e paprecedentë në Francë nga koronavirusi