“Shqiptarët donin të më përdhunonin motrën”, prokurori grek shpërthen ndaj Maguire: Mashtrues e qesharak. Çfarë burri, iku dhe la vetëm të motrën e të fejuarën

0
This image has an empty alt attribute; its file name is mague.jpg

Avokati grek që drejtoi palën kundër Harry Maguire ka thënë se dëshmia e kapitenit të Manchester United për arrestimin e tij ishte qesharake.

Maguire tha dje në një intervistë për BBC se mendoi se ishte rrëmbyer nga policë të rremë në Mykonos dhe u përpoq të ikte pasi ishte i frikësuar për jetën e tij, pasi filluan ta godisnin në këmbë në mënyrë që të mos kishte mundësi të luante më futboll.

Ishte marrja e tij e pare në pyetje pasi iu dha një dënim me burgim 21-muaj, pas një zënke në ishullin Grek javën e kaluar.

Avokati i prokurorisë Ioannis Paradissis tani ka kritikuar rrëfimin e Maguire për ngjarjet rreth arrestimit të tij si “qesharake” dhe “të pabesueshme” dhe kritikoi mbrojtësin prej 85 milion £ për mungesën e faljes për ngjarjet.

Paradissis kritikoi gjithashtu BBC-në për mos hetimin e Maguire mbi pretendimet fillestare të bëra se motrës së tij Daisy i ishte injektuar  një ilaç që të përdhunohej më pas nga dy burra shqiptarë.

Ai i tha MailOnline: ‘Unë kam parë dhe lexuar atë që tha Maguire dhe është qesharake dhe vetëm shton akoma më shumë dëmin që ai i shkaktoi policisë me sulmin ndaj sistemit grek të drejtësisë.

“Maguire thotë se ai kishte frikë mos rrëmbehej por ai u largua me vrap për të thirrur agjentin e tij dhe la pas të fejuarën, vëllezërit dhe motrën. Këto gjeste nuk i shkojnë një burri të vërtetë.

Nëse do të isha e dashura, motra apo vëllezërit e tij do të isha mërzitur që na la në baltë,” tha prokurori grek.

“Maguire pretendon se kur mikrobusi ndaloi, ai nuk e dinte se ishte jashtë një stacioni policie. I ftoj të gjithë njerëzit të verifikojnë është apo jo ai stacioni i policisë, të gjithë e dinë se ku ndodhet,” shtoi ai.

Artikulli i mëparshëmSpanja i hap rrugën testimit të vaksinës së Johnson & Johnson. Situatë e paprecedentë në Francë nga koronavirusi
Artikulli i radhësStudimi i ri hedh dritë mbi rolin e fëmijëve në përhapjen e COVID-19: Mbartin virusin në hundë për gati tre javë