‘Vajza juaj ka shkaktuar aksident me vdekje, paguani që ta shpëtoni nga burgu’, 66-vjeçarja hedh 41 mijë euro nga ballkoni, më pas zbulon mashtrimin

0

Një grua 66-vjeçare nga Patra i dorëzoi me dorën e saj “një thesar të vërtetë” disa mashtruesve të panjohur, me bindjen se vajza e saj ishte aksidentuar.

Gruaja u telefonua nga persona të panjohur dhe i thanë se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident fatal dhe duhej të paguante për ta shpëtuar nga pasojat ligjore!

Gruaja u tregua naive dhe në panik për të shpëtuar fëmijën e saj nga burgu, as nuk mendoi ta kontaktonte për të zbuluar nëse ishte e vërtetë apo jo!

Thirrjet me zë të lartë të një femre të panjohur që pretendonte të ishte vajza e saj dhe gjoja kërkonte ndihmë, i shuan të gjitha dyshimet dhe ajo pranoi të hidhte të gjitha kursimet e saj nga ballkoni i shtëpisë së saj!

As më shumë e as më pak, por 66-vjeçarja hodhi një qese me shumën marramendëse prej 41,600 eurosh!

Kur gruaja kontaktoi të bijën dhe u zbulua se ishte mashtruar, ishte tepër vonë. Policia po kryen hetime për të gjetur mashtruesit dhe po shqyrton kamerat e dyqaneve në zonë

Artikulli i mëparshëmLëvizja drejt Greqisë për periudhën 1-15 shtator, ministria e Jashtme: Ja cilat masa mbeten në fuqi
Artikulli i radhësEpoka e influencuesve, si po zhvillohet tregu në Shqipëri