Mark David Chapman, njeriu që vrau John Lennon në 1980-ën, do të mbetet sërish në burg. Komisioni i ngritur për të vendosur nëse do t’i jepej ose jo lirimi me kusht e ka hedhur poshtë kërkesën e tij për herë të 11-të.
Sipas avokatit të tij, Jonas Herbsman, shkak është bërë ndikimi i Yoko Ono, partneres së anëtarit të Beatles e pranishme pranë tij në momentin e vrasjes. Ndër vite, ajo ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin e saj ndaj lirisë për Chapman, pavarësisht se ai ka shprehur pendim për gjestin.
Ai është ende i martuar me Glorian, të njëjtën grua me të cilën lidhi kurorë në burg 1 vit e gjysmë pas dënimit. Ai bën kërkesa të vazhdueshme për ulje të dënimit. Chapman vrau Lennon përpara apartamentit në New York ku Lennon jetonte me gruan e tij Yoko Ono.
“Tridhjetë vjet më parë nuk u ndjeva turp për gjestin tim, por tani e di se çfarë është turpi” – tha Chapman në një seancë në vitin 2018.
“Mendova se nëse do ta vrisja John Lennon do të bëhesha dikush”, – tha ai në një seancë të mëparshme në 2010-ën. Ai kishte zgjedhur Lennon “vetëm sepse apartamenti i tij ishte më pak i mbrojtur se i të famshmëve të tjerë”