Busch Beer bëri një njoftim të veçantë në ditën ndërkombëtare të qenve: ka nxjerrë një birrë për ta!
Birra që konsumojnë njerëzit nuk është e mirë për qentë; në përgjithësi asnjë lloj pije alkolike nuk është.
Por kjo kompani gjeti një mënyrë që pijen e tyre të shumëpreferuar,mjaft amerikanë ta ndajnë me qentë e vet ( sepse mund ta pijnë dhe pronarët, ndonëse mund të mos e pëlqejnë aq shumë sepse është pa alkool).
Në fakt, nuk ështe as tamam birrë, por për bazë ka lengun e kockave të mishit dhe erëza e bimë të ndryshme, megjithate sërish nuk bën dëm ta provosh!