Nipi i John Kennedyt në protestën e mohuesve të koronavirusit: Bill Gates ka agjendë të fshehtë

0
Berlin Police Break Up Large Protest Against Coronavirus Restrictions—For  Violating Coronavirus Restrictions

Djali i Robert F Kennedyt dhe nipi i ish-presidentit të SHBA, John F Kennedy, ka marrë pjesë në protestën e Berlinit kundër masave për përhapjen e koronavirusit.

Robert F Kennedy Jr. është kundërshtar i ashpër i vaksinimit të personave të infektuar me COVID-19, por po kritikohet nga anëtarët e familjes Kennedy për pikëpamjet e tij.

Në protestën e mbajtur pranë portës së Brandenburgut në Berlin ishin përfshirë edhe fëmijët, raporton BBC.

‘Unë nuk jam simpatizues i krahut ekstrem të djathtë. Jam këtu për të mbrojtur liritë tona themelore’, tha para mediave 66-vjeçari teksa kishte të veshur një bluzë, ku shkruante, ‘Mendimet ndihmojnë’.

Theksojmë se avokati ka folur për, sipas tij, axhendën e bio-sigurisë së Bill Gatesit, kundër mbikëqyrjes autoritare dhe grusht-shteteve të sponsorizuara nga kompanitë farmaceutike kundër demokracisë liberale.

Artikulli i mëparshëmKosova në vend të parë në botë për vdekjet nga Covid, OBSH kërkon më shumë testime
Artikulli i radhësBëri vaksinën ruse kundra koronavirusit, Putin: Vajza ime po ndihet …