Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli festoi ditëlindjen e 69-të.
Në nderim të tij u realizua një bust në qytetin e bukur të Sarandës, për të cilin u shpreh shumë falënderues.
Tejet falënderues u shpreh edhe ndaj familjarëve të tij, të cilët përveç se i dedikuan urimet më të bukura, i organizuan edhe një festë të veçantë në Lugano.
Ribashkimi me ta duket se ishte ndër momentet më të lumtura të kësaj dite.
‘Krejt në fund erdha në Lugano për të qenë afër të dashurëve të mi në ditëlindjen time të 69-të. Miq të dashur, ju falënderoj edhe një herë nga zemra për urimet dhe fjalët miradije e juaja!’, shkroi ai krahas fotografisë së publikuar në Facebook.