Opozita pro serbe shpall fitoren në Mal të Zi/ Shqiptarët fitojnë 2 deputetë

0
Opozita pro serbe shpall fitoren në Mal të Zi/ Shqiptarët fitojnë 2 deputetë

Kur janë numëruar më shumë se 85.5 për qind e votave, opozita pro serbe në Mal të Zi ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Ata pretendojnë se kanë fituar zgjedhjet me ndihmën e partisë së Shqiptarit Abazoviç, që doli kundër Gjukanoviç.

Ata janë pjesë e koalicionit me Frontin Demokratik, partia më e madhe opozitare, njëherësh pro-serbe dhe pro-ruse, që ka garuar brenda koalicionit ‘Për ardhmërinë e Malit të Zi’, që udhëhiqet nga profesori Zdravko Krivokapiq – një figurë jopartiake.

Gjukanoviç ka fituar 29 vende në parlamentin me 81 vende.

Opozita ka marrë 28 vende.

Koalicioni ‘Paqja është kombi ynë’ ka 10 mandate.

Partia Boshnjake ka 3 mandate dhe Social Demokratët po ashtu. Bie në sy rritja e koalicionit ‘Për Ardhmërinë e Malit të Zi’ me 27 mandate dhe e të gjelbërve me 4.

Koalicioni Shqiptar ‘Njëzëri’ ka marrë 1% ndërsa Lista Shqiptare 1.5 %, duke siguruar 2 mandate.

Shqiptarët fitojnë 2 mandate. Kryesuesi i ‘Listës Shqiptare’ Nik Gjeloshi tha në mesazhin e fitores se:

1800 vota i kanë partitë shqiptare e 2500 DPS, jemi mirënjohës për punën e bërë. Në Malësi triumf të thellë shqiptarët. Ne do të vazhdojmë projektin tonë pavarësisht rezultatit total, do investohemi edhe më shumë më tej.

Artikulli i mëparshëmIzrael/ Gjendet kanabis në tempullin 2700-vjeçar
Artikulli i radhësSituatë e rëndë në dy spitalet Covid/ Ja sa të shtruar janë