Real Madrid mbush xhepat nga shitjet e lojtarëve, problem mbetet Bejli

0
skysports-real-madrid-valencia_5017154

Real Madrid ka arkëtuar rreth 70 milionë euro nga shitjet e lojtarëve dhe huazimet e tyre në këtë hapësirë të merkatos. 13.5 milionë euro nga shitja e Oskar Rodrigezit tek Sevilja ishte transaksioni më i fundit që mbushi disi xhepat e madrilenëve.

Shitja e Açraf Hakimit tek Interi për 40 milionë euro është deri tani shuma më e madhe e arkëtuar nga Real Madridi në këtë sesion të merkatos. Deri tani klubi spanjoll ka fituar rreth 70 milionë euro, nga shitjet dhe huazimet e lojtarëve. Real Madrid pritet të arkëtojë akoma më shumë para. Hames Rodrigez është pranë kalimit tek Evertoni, ndërsa Mariano Diaz kërkohet nga Benfika.

Problemin më të madh madrilenët e kanë me Garet Bejl që duan të shpëtojnë nga rroga e uellsianit prej 17 milionë euro në sezon.

Artikulli i mëparshëmPirlo nuk e ka në planet e tij, sulmuesi i Juventusit gjen ekipin e ri
Artikulli i radhësGripi spanjoll: Si dukej bota pas pandemisë së vitit 1918