Ambasada greke në Tiranë pezullon dhënien e vizave

0

Ambasada e Greqisë në Tiranë e ka pezulluar procesin e dhënies së vizave. Për të gjithë aplikantët kjo seli diplomatike ka bërë një njoftim në Facebook.

“Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar.

Si rrjedhojë, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore” – thuhet në njoftim.

Artikulli i mëparshëmBardhi: Rama ka mbledhur hajdutët për të vjedhur për herë të tretë
Artikulli i radhësAnaliza/ Edi Rama mban fjalimin më pesimist të mandatit shtatë vjeçar