Një mënyrë testimi “ndryshe” për Covid – Kontrolli i ujërave të zeza shpëton qytetin nga një valë e re pandemie

0

Dr. Ian Pepper ka kaluar vite duke studiuar jashtëqitjen e njerëzve të tjerë.

Laboratori i tij, Qendra e Teknologjisë së Qëndrueshme të Ujit dhe Energjisë së Universitetit të Arizonës, përdor teste kimike për të analizuar ndotësit, viruset dhe grimcat e tjera në ujërat e zeza.

Kohët e fundit, Pepper dhe kolegët e tij janë përpjekur të gjurmojnë dhe parandalojnë shpërthimet e koronavirusit duke përdorur këtë metodë të epidemiologjisë me bazë ujërat e zeza. Ata kanë ndjekur grimcat e koronavirusit në ujërat e zeza të Arizonas që nga muaji mars.

Këtë javë, testimi i tyre duket se ka ndihmuar në kontrollin e një shpërthimi të koronavirusit në Universitetin e Arizonës.

Zyrtarët e kampusit thanë që pa sistemin e testimit të ujërave të zeza, studentët asimptomatikë mund të kishin përhapur koronavirusin nëpër universitet, duke infektuar shumë studentë të tjerë e duke shkaktuar një valë tjetër pandemie në të gjithë qytetin. Duket se kjo mënyrë e re për të testuar koronavirusin ka rezultuar efektive, megjithatë ende nuk duhet nëse do të përdoret masivisht nëpër qendra të tjera urbane.

Artikulli i mëparshëmPuding i shëndetshëm me çokollatë dhe fara Chia
Artikulli i radhësStudimi/ Vetëm 61% e bizneseve në Shqipëri kanë mbetur fitimprurëse pas pandemisë