Dollari merr ‘kthesën’, fiton rreth 1 pikë brenda natës. Forcohet ndjeshëm edhe Paundi. Bursa për datën 2 Shtator 2020

0

Këtë të mërkure monedha europiane shfaqet më e fortë se një ditë më parë pasi blihet sot me 123.8 lekë dhe shitet me 124.4 lekë, referuar tregut valutor vendas.

Ndërkaq Dollari amerikan ka rikuperuar nga pikët e humbura ditën e djeshme pasi është rritur sot sërish me 0.7 pikë duke u blerë me 104 lekë dhe duke u shitur me 104.9 lekë.

Paundi britanik gjithashtu shfaqet në vlera pozitive ditën e sotme pasi në raport me dje ka fituar 0.3 pikë duke u blerë këtë mëngjes me 138.3 lekë dhe duke u shitur me 139.7 lekë.

Ndërkaq Franga zvicerane, sipas kursit të këmbimit lokal ka regjistruar një rënie prej 0.5 pikë në raport me dje teksa blihet sot me 113.6 lekë dhe shitet me 114.6 lekë.

Bursa për datën 2 Shtator 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA406.25– 6.75
DIESEL347.00– 10.25
BRENT43.04– 1.27

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmCovid 19/ Një tjetër shtet bllokon fluturimet me Shqipërinë. Ja çfarë duhet të dini nëse keni prerë biletën
Artikulli i radhësU hodh nga dritarja e ‘’Covid 2‘’/ Zbulohet telefonata e viktimës me fqinjin: Po ta dija çfarë bëhet këtu, nuk do isha shtruar kurrë!