E bezdisi zhurma që po bënin, 57-vjeçari vret gruan dhe dy djemtë

0
This image has an empty alt attribute; its file name is shba-1.jpg

Një burrë nga Teksasi, 57 vjeç i quajtur James Webb, ka telefonuar urgjencën mjekësore duke njoftuar se vrau gruan dhe dy djemtë e tij 13 dhe 16 vjeç. Kur oficerët shkuan në shtëpinë e tyre, gjetën trupin e pajetë të gruas dhe dy fëmijëve.

Të tre viktimat ishin qëlluar, gruaja kishte marrë dy plagë me armë zjarri. Një armë dore dhe gëzhoja u sekuestruan si provë.

Sipas deklaratës së policisë, Webb u zgjua rreth orës 10 të mëngjesit dhe u fut në një debat me gruan sepse ai kishte një dhimbje koke dhe se ajo dhe dy djemtë po bënin shumë zhurmë.

Ai u shpreh se ishte i lodhur nga të bërtiturat e tyre dhe i qëlloi.  Direkt pas krimit Webb u dërgua në burgun e Qarkut të Dallas. Fqinjët e përshkruan gruan dhe djemtë e saj si miqësorë dhe të sjellshëm.

“Herën e fundit që e pashë, gruaja po merrte ushqime nga makina dhe djemtë po e ndihmonin. Ajo kishte një zemër të madhe, ishte e ëmbël me të gjithë. 

Nuk e mendonim kurrë se një ditë Webb do të vriste fëmijët e tij”, tha fqinji Chanel Lockhart, i cili jeton pranë shtëpisë së tyre.

Artikulli i mëparshëmOBSH: Bota nuk mund të pretendojë se pandemia ka marrë fund
Artikulli i radhësKonflikti në Egje, Die Welt: Erdogan u kërkoi gjeneralëve të tij të fundosnin një anije greke