Fillon marrja në pyetje e Ali Ahmetit, kryetari i BDI po intervistohet në Prishtinë

0
Fillon marrja në pyetje e Ali Ahmetit, kryetari i BDI po intervistohet në Prishtinë

Ka nisur intervistimi i kryetari të BDI-së Ali Ahmeti nga hetuesit e Prokurorisë Speciale për krime lufte në Kosovë. Marrja në pyetje e Ahmetit do të vijojë gjatë ditës së sotme si dhe përgjatë ditës së nesërme.

Nga kabineti i tij dhe nga BDI-ja njoftohet se ai është thirrur si dëshmitar për rolin e tij në UÇK. Prokurorët ndërkombëtar kanë kërkuar nga kryetari i BDI-së të jetë në dispozicion dy ditë për të dëshmuar.

Intervistimi ka nisur në orën 09.30 minuta, ndërsa pritet që Ahmeti të merret në intervistë edhe nesër. Ahmeti po intervistohet në në Prishtinë ne objektin e EULEX-it.

Ahmeti një muaj më parë konfirmoi se do të shkojë të dëshmojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës me seli në Hagë, e cila i heton krimet gjatë luftës në Kosovë. Ai do të shkojë si dëshmitar dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së.

Artikulli i mëparshëmFOTO/ Në fshatrat e Durrësit shkollat nuk janë gati për të nisur mësimin
Artikulli i radhësGjenocidi në Kamboxhia: Vdes simboli i tmerrit të Kmerëve të Kuq