Komisariti i Policisë së Kombinatit ka arrestuar një furrtar 48-vjeçar, N.K i cili në mes të natës, në punë e sipër, ka tentuar të kapë me zor, punëtoren e brumatriçes.
Punëtorja 46 vjeçe, e tmerruar, i ka shpëtuar nga duart dhe ka vrapuar për në Polici ku ka bërë denoncimin.
Nuk ka vonuar dhe Policia i ka vënë prangat furrtarit, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me punëtoren e turnit.