Rënia e besimit në parti/ Si u përpoq Rama të tregojë se është alternativa më e mirë… në PS

0

Kryeministri Edi Rama e nisi vitin politik elektoral me atë që mediat e kanë cilësuar fjalimin më pesimist të fundmandatit të dytë.

Ishte një fjalim që paralajmëronte fundin e qeverisjes së tij: Pa ngjyra, pa emocion, pa frymë dhe pa bilanc.

Por ajo që ra në sy ishte se kryetari i PS sulmoi ata që në mënyrë befasuese i quajti kundërshtarë të dukshëm dhe të padukshëm.

Burimet thonë se Rama është në kuotat më të ulëta të mbështetjes në Partinë Socialiste. Ndaj fjalimi i tij më shumë dukej si një fjalim për të fituar besimin e socialistëve sesa të shqiptarëve në përgjithësi.

Edhe pse ai deliroi duke thënë se është alternativa më e mirë në Shqipëri, dukej qartë se po mundohej të deklaronte se ai ka mbetur alternativa më e mirë në Partinë Socialiste.

Në ekipin drejtues politik në qarqe janë rikthyer disa nga ata që opozita i cilësoi si ‘hajdutët e zakonshëm’ me të cilët e nisi në vitin 2013.

Por disa nga të humburit e mëdhenj janë sinjal se Rama po tregon se është më i miri në PS.

Saimir Tahiri, i inkriminuar me dijeninë e Edi Ramës, dikur i përfolur si pasardhës, është larguar nga PS.

Edhe Vangjush Dako, i inkriminuar me dëshirën e Ramës, u largua nga Durrësi.

Ditmir Bushati u eliminua për qëndrimet mbi ndarjen e Kosovës dhe kritikave ndaj PS.

Erion Veliaj është në ekip, por Rama e ka përqeshur e tallur vazhdimisht, si në rastin e fundit me etiketimin ‘zdroms’. Këtë të fundit e ka kthyer në lavatriçen e pastrimit të parave në vend.

Fatmir Xhafaj është zhdukur nga qarkullimi dhe lëshon ndonjë kritikë nga larg, ndërkohë që Rama e përdori historinë e vëllait të tij për ta mbajtur larg.

Pandeli Majko vazhdon të jetë një subjekt humori, një ministër pa portofol që nuk ka asnjë peshë.

Anonimët që erdhën në qeveri, me Sandër Lleshajn në krye, nuk janë askund.

Nëpër rrethe janë dërguar ‘hajdutët e zakonshëm’, kurse në krahun e Ramës, si njeriu që menaxhon paratë e shtetit, është njeriu më i përfour për abuzime. Rilindja e ka kriminalizuar dhe shkatërruar partinë.

Kjo është një mënyrë për të spikatur mes të tjerëve, si për të treguar se socialistët nuk kanë më të mirë se Rama. Ëndrra për një mandat të tretë ishte e zymtë si fjalimi nga Skënderbeu i Lucës. 

Rama na tregoi në mënyrë indirekte dje se rrënimi do të nisë nga PS dhe rruga që e pret në opozitë do jetë e gjatë dhe shumë e vështirë.

Artikulli i mëparshëm“Gripi apo koronavirusi”/ Epidemiologu: Kujdes në nëntor dhe dhjetor!
Artikulli i radhësFurrtari tenton të kapë me zor punëtoren e brumatriçes, Policia i vë prangat