Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në hyrje të qytetit të Lezhës.
Një automjet mësohet se është përplasur me barrieren anësore të rrugës.
Raportohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, ndërkohë që i plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin e Lezhës dhe po merr ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet e këtij aksidenti.