Paolo Maldini, një legjendë e Milan në fushën e lojës e që po tregohet i aftë edhe në lëvizjet e merkatos, ka komentuar mbi atë që pret në sezonin e ardhshëm nga Milan, duke e cilësuar të ardhurin e fundit, Brahim Diaz, “një lojtar që mund të bëjë diferencën”.
“Merkato ka nisur dje, por ne kishim lëvizur me kohë – ka thënë drejtori i zonës teknike të kuqezinjve – Rinovimi i Ibras ishte prioritet, për operacionet e tjera ishim gati të kapnim rastin”. Një prej rasteve që përmend Maldini është natyrisht Brahim Diaz, që sot ka zbarkuar në qytet: “Është një lojtar që luan në të tre pozicionet në sulm dhe është një lojtar që mund të bëjë diferencën”.
Në fund një batutë Maldini e ka rezervuar për Ibrahimovic: “Rëndësia e tij nuk varet vetëm nga ajo që bën në fushë, është një kampion e do të jetë gjithnjë i tillë. E dimë që është 38 vjec, por unë fitova Championsin e fundit 39 vjec… Cdo kush plaket sipas mënyrës së tij”.