Pas një pauze gjatë, aktori i njohur turk, Engin Altan Duzyatan, i rikthehet kinematografisë.
Engin sipas mediave turke do rikthehet në ekran me serialin “Barbaros” ku luan rolin e Oruç Rei, i cili kishte origjinë shqiptare.
Seriali pritet të nisë së shpejti në televizionet turke, por që mund të blihet dhe nga televizionet shqiptare duke e ditur që serialet e mëpërparshme kanë arritur sukses në shikueshmëri.
Aktori u bë i njohur përmes serialit “Ertugrul” i cili ka arritur shikueshmëri të lartë në vendet ku është transmetuar.