Rivalit të presidentit i hodhën lëndë kimike në çaj, gazetari i BILD hyn brenda laboratorit ku prodhohen agjentët më vdekjeprurës të Rusisë dhe zbulon detaje: Kjo është kuzhina e helmeve të Vladimir Putin!

0
Rivalit të presidentit i hodhën lëndë kimike në

Ditën e sotme t mjekët gjermanë kanë zbuluar se rivali i Putinit, Alexei Navalny është helmuar me agjentin nervor “Novichok”. Teksa kritiku më i ashpër i Presidentit rus është në koma në një spital në Berlin, kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh  se kjo ishte një tentativë vrasje dhe se Rusia duhet të japë përgjigje.

Lënda kimike i është hedhur në çaj gjatë një fluturimit me avion, pasi Navalny nuk kishte ngrënë ose pirë asgjë tjetërë veç filxhanit me çaj.

Novichok, që do të thotë “i porsaardhur” në rusisht, është një helm i përdorur gjatë sovjetizmit, i cili u krijua në vitet 1970-1980. Kjo për shkak se traktati i armëve kimike i ndaloi këto të fundit dhe Novichok ka një strukturë tjetër.

Zyrtarisht Novichok nuk duhet të ekzistojë, por në vitin 2018, gazetari i njohur i gazetës BILD, Peter Tiede, vizitoi vendin ku prodhohet kjo lëndë kimike në Kremlin.

 “Këtu është vendlindja e disa prej helmeve më të këqinj në botë, një laborator helmesh i Bashkimit Sovjetik për dekada dhe tani i Federatës Ruse. Kjo është: kuzhina e helmeve e Vladimir Putin. Pikërisht këtu prodhohet një nga agjentët më të fshehtë dhe më vdekjeprurës të Rusisë: neurotoksina Novichok.”- ka deklaruar Tiede.

Artikulli i mëparshëmBBC jep lajmin fantastik: Ky është ilaçi që mund të shpëtojë jetën e pacientëve me Covid-19!
Artikulli i radhësTë gjithë e kemi pirë të paktën një herë/ Ekspertët ngrenë alarmin, ky medikament mjekësor rrit rrezikun e problemeve të zemrës dhe trurit