Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do të marrin pjesë në nismën globale për të zhvilluar, prodhuar dhe shpërndarë në mënyrë të barabartë një vaksinë për COVID-19, sepse Organizata Botërore e Shëndetësisë po merr një rol kryesor në këto përpjekje.
Më shumë se 170 vende janë në bisedime për të marrë pjesë në projektin Covax, një nismë e përbashkët e ndërmarrë nga OBSH-ja, Koalicioni i Novacioneve për Gatishmërinë kundër Epidemive dhe Gavi, Aleanca e Vaksinave, e themeluar nga Bill dhe Melinda Gates për vaksinimin e fëmijëve në vendet më të varfra.
Presidenti Donald Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga OBSH-ja në korrik, me arsyen se kjo organizatë keqmenaxhoi shpërthimin e koronavirusit dhe iu nënshtrua vullnetit të Kinës, ku u zbulua për herë të parë virusi në fund të vitit të kaluar /VoA