![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2020/09/640-0-5b35570c2fb90.png)
Ditën e djeshme Ori Nebijaj ngriti dyshimet se do të largohet nga emisioni i mëngjesit në Top Channel, “Wake Up”. Në një postim në Stories, ajo shkroi vetëm: “Po sikur të fle pak këtë sezon?!” Me të drejtë të gjithë e morën këtë si një shenjë se Ori ka paralajmëruar largimin nga emisioni i mëngjesit, ku prej vitesh prezanton së bashku me Isli Islamin.Mirëpo e kontaktuar nga Anabel, Ori është shprehur se akoma nuk e ka marrë një vendim.